Merr fund dashuria, ndahet çifti i famshëm britanik (Foto)

Pas një viti të martesës së tyre, çifti i famshëm britanik, Jenson Button dhe Jesicca kanë konfirmuar ndarjen. Piloti i Formula 1 i ka dhënë fund martesës me bukuroshen që jeton në Angli por që është vajzë e një argjentinasi dhe një nëne japoneze.
“Ne nuk e shohim më njëri tjetrin si një burra dhe grua. Kemi vendosur që ti japim fund martesës sepse është për të mirën e të dyve” thuhet në një njoftim nga dy ish të dashuruarit transmeton indeksonline.
Pikërisht një vit më parë çifti ishte martuar në një ceremoni luksoze në Hawai ndërsa Button i kishte blerë unazën e martesës Jesiccas në vlerë prej 250 mijë funtash.

qif