Menaxheri i “On Records” ka dy fjalë pas largimit të Feros nga kompania

Fero ka përfunduar kontratën me kompaninë “On Records”.

Reperi Fero, përmes një postimi në Instagram, ka njoftuar për largimin e tij nga kompania “On Records”, shkruan lajmi.net.

Ai bëri të ditur se përfundoi kontratën me “On Records” dhe se u nda miqësisht edhe me menaxhmentin e saj.

Pas njoftimit të Feros ka reaguar edhe menaxheri, Met Elshani, i cili tha se ani pse ka përfunduar kontrata me këtë artist, kompania ka të drejtë të rezervojë datat për Feron.

“Ju njoftojm qe nga sot kemi perfunduar marrveshjen me Artistin Fero i cilli do te vazhdoj si Artist ipamvarur . Ne marrveshjen e re kompania ka te drejt ne vazhdim te rezervoj data per Artistin Fero . Kompania nga sot nuk mban kurfar pergjegjesie ne çdo veprim te artistit . Vazhdojm me pun perfshir edhe rezervimin e datave flm”, shkruan Elshani.

Mbetet të shihet nëse reperi do të vazhdojë rrugën si artist i pavarur apo do të hyjë në menaxhimin e ndonjë kompanie tjetër.