Meghan merr ofertë milionëshe për vetëm disa minuta në serialin “Suits”

Meghan Markle ka marrë ofertë shumëmilionëshe për të luajtur sërish në serialin “Suits”. Nga dukesha e Sussex kërkohet që të shfaqet vetëm disa minuta në rolin e Rachel Zane.

Madje nga NBC Universal kanë thënë se do t’u pëlqente që edhe fëmija i saj dhe princit Harry të paraqitej në disa skena.Një burim i afërt me producentët ka thënë për The Mirror se xhirimi i të gjitha skenave mund të realizohet për gjysmë dite.

“Kam dëgjuar se bëhet fjalë për një shumë prej dy deri në gjashtë milionë dollarë që është një shumë e madhe, por vlen të theksohet se do të ishte një prej lëvizjeve më të mëdha të marketingut në histori të televizionit”, ka thënë burimi.

Shfaqja e fundit e Meghan në serialin e popullarizuar amerikan ka ndodhur më 15 prill të vitit të kaluar, edhe atë vetëm disa javë para martesës me princin Harry.