Mediet serbe: Era Istrefi, këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare (FOTO)

Televizioni serb B92, ka shkruar për suksesin e këngëtares nga Kosova, Era Istrefi, duke e quajtur si një befasi pasi që ajo ka arritur famë ndërkombëtare, me mbi 30 milionë shikime vetëm për një muaj, transmeton Indeksonline.

Ani pse ky televizion ka thurur lavde për Era Istrefi, ata kanë përmendur edhe këngën e saj mjaft të suksesshme, “E dehun”, ku disa pjesë të video kripit të saj janë filmuar në kishën serbe të pa përfunduar në Prishtinë .

Bashkëpunimi i Era Istrefi-t me kompaninë e njohur amerikane Sonny, është përmendur nga B92, të cilët tashmë nga Era, presin vetëm, suksese ndërkombëtare. /Indeksonline/

 

auto_2016-05-03_15_48_23-Pre_dve_godine_oskrnavila_je_crkvu_u_Priatini_a_danas_ima_30_miliona_pregleda_i1462283357