Meda ndan një foto me bashkëshorten nga pushimet në Dubai

Dubai ka qenë vend mjaft i frekuentuar nga artistët shqiptar këtë muaj.

Artistë të shumtë gjatë muajit të parë të vitit 2020 kanë vizituar Dubain për disa ditë pushimi, e këtë vend madhështor e ka vizituar edhe Meda me bashkëshorten e tij.

Ai ka tash e disa ditë që po pushon në Dubai, dhe po shijon çdo moment nga kjo vizitë.

 Meda ka qenë mjaft aktiv gjatë këtyre ditëve duke ndarë imazhe me ndjekësit e tij, dhe fundmi ka publikuar edhe një foto me gruan e tij.