Me bluzë në plazh, Rita Ora i shijon ditët e fundit të pushimeve në Turqi

Artistja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, ka shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.

Ajo bashkë me motrën e saj, Elenën, zgjodhën Bodrumin e Turqisë për të kaluar disa ditë jo-produktive, pas angazhimeve të shumta në turneun më të fundit të Ritës.Çastet e bukura që kanë kaluar së bashku, dy motrat i kanë ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.