“Mbaruam duke ndenjur”, Gold AG përmallohet për koncerte

Derisa viteve të kaluara lodheshin nga koncertet, këtë vit artistët janë përmalluar për to.

Për shkak të përhapjes së pandmeisë COVID-19, ky vit për këngëtarët ishte më pasivi në karrierën e tyre.

Ata nuk kanë mundur të mbajnë konceret e planifikuara për këtë vit, por kanë sjellë shumë projekte të reja muzikore.

Megjithatë, edhe pse kjo kohë ua mundësojë atyre qëndrimin pranë familjarëve, tashmë ata duket se janë lodhur nga qëndrimi në shtëpi.

Përmes një postimi në Instagram, reperi Gold AG sjell pamje nga një prej koncerteve që e kishte mbajtur kohë më parë, ndërsa shprehet i përmalluar për atë periudhë.

“Marum tu nejt e hajt”, janë fjalët që Goldi ia shoqëroi videos.