Marina po shijon në maksimum pushimet dimërore

Moderatorja Marina Vjollca është ndër femrat më të komentuara të ekranit.

Ajo është goxha aktive në rrjete sociale, përmes të cilave tregon aktivitetet që bën dhe vendet që viziton, shkruan lajmi.net.

Këto ditë moderatorja ka lënë pas çdo angazhim dhe bashkë me Getin e motrën Luanën po pushojnë në Saint Moritz të Zvicrës.

Nga atje, po sjellin vazhdimisht imazhe të reja, ndërsa ishte Marina ajo e cila ka publikuar disa imazhe në të cilat shihet se ishte bërë gati për skijim.

Përmes fotografive që ajo ka postuar në llogarinë e saj në Instagram, kuptohet se po kalon çaste të mira në atë vend. /Lajmi.net/