Marilyn Monroe, ja arsyeja e vdekjes së saj (Foto)

Nga plotet presidenciale e deri tek vetëvrasja, për më shumë se gjysmë shekulli kanë qenë të shumta spekulimet mbi vekjen e Marilyn Monroe.

Por, 53 vite pasi u gjet e vdekur në shtratin e saj, një dokumentar i ri akuzon drejtpërdrejtë doktorin e saj personal, Hyman Engelberg, se e ka “dënuar atë me vdekje”, pasi i ka dhënë një koktej ilaçesh vdekjeprurës.

Siç shkruan e përditshmja britanike “DailyMail”, ky dokumentar shfaq të dhëna të cilat provojnë se doktori Engelberg ka gënjyer nën betim, gjatë hetimeve për vdekjen e Monroe në 1982, kur u pyet për ilaçet që ai i kishte dhënë.

Aktorja vuante nga pagjumësia (insomnia) dhe për këtë merrte qetësues dhe amfetaminë.

Të dhënat mjekësore të zbuluara nga autopsia, konkluduan se mjeku Engelberg, i kishte dhënë asaj ilaçe si Nembutal dhe Chloral Hydrates, që nëse merren bashkë, këto qetësues mund të jenë vdekjeprurës.

Engelberg, i cili vdiq në 2005, mohoi t’i kishte dhënë Monroe këto ilaçe.

Në këtë dokumentar shokues, zbulohet gjithashtu se aktorja vuante nga çrregullimi bipolar (çrregullim mendor/stad i rëndë depresioni) dhe kishte patur një histori të gjatë tentativash vetëvrasjeje duke përdorur qetësues.

Sipas të dhënave, rezulton se Monroe ka marrë dozë më të lartë të njërit prej qetësuesëve, Nembutal, aksidentalisht ose qëllimisht duke çuar kështu në vdekjen e saj.

Aktorja, një seks simbol global, me flokët platin e figurën joshëse, ishte një prej yjeve më të mëdhenj të kinematografisë në kohën kur u nda nga jeta, në moshën 36 – vjeçare.

Ajo u gjet e vdekur në shtratin e saj më 5 Gusht të 1962, pranë një tavolinë të mbushur me shishe ilaçes. Autopsia doli në përfundimin se vdekja e saj ishte me shumë probabilitet vetëvrasje, transmeton Klan.

Megjithatë, të shumta kanë qenë teoritë konspirative mbi vdekjen e Monroe, shumica e të cilave implikojnë politikanët Kennedys.

Monroe kishte lidhje të fshehtë me të dy vëllezërit, John F Kennedy, gjatë kohës që ishte President i SHBA dhe pak kohë më vonë, me vëllain e tij Robert.

Teotitë pretendojnë se ose ata, ose njërëzit që punonin për ta, e vranë aktoren në mënyrë që kjo e fundit të mos i turpëronte duke bërë publik skandalin.