Mamoa kritikohet për trup të pazhvilluar (FOTO)

Jason Mamoa po përballet me ca kritika në lidhje me trupin e tij.

Aktori 39-vjeçar është parë pa këmishë me bashkëshorten e tij Lisa Bonet teksa ishte në pushime në Itali dhe një fotografi e tij bëri që disa komentues ta vënë në pikëpyetje paraqitjen e tij.

“O Zot i madh, çfarë ndodhi me muskujt e barkut?”, shkroi njëri.

“Muskujt nuk janë më. Për këtë arsye unë e kam tonifikuar një të tretën e masës trupore. Asnjëherë nuk ndaloj së bëri Zumba sepse e di që në momentin që do të ndaloj do të rikthehem ashtu si isha më parë”, tha komentuesi tjetër.

Por ishin edhe shumë të tjerë që i dolën në mbrojtje aktorit.

“Ai është i rrezikshëm në dhe jashtë kamerave!!! Trupi i tij, fytyra, zemra dhe personaliteti janë të bukur! Ndaloni së urryeri! Ju jeni ose xhelozë ose nuk keni shije”, kishte shkruar adhuruesi i tij.