Majk kalon pasditen me të dashurën!

Majk kalon pasditen me të dashurën.

Ai është shumë aktiv me koncerte brenda dhe jashtë vendit si dhe me projekte që rezultojnë shumë të suksesshme.

Krahas jetës profesionale, reperi është shumë i përfolur edhe lidhur me jetën private, së fundi për lidhjen me Melita Nushin.

Ani pse preferon ta mbajë larg medieve jetën private, janë rrjetet sociale ato që po e ‘tradhëtojnë’ reperin.

Gjatë pasditës së djeshme, Majk ka postuar një imazh në të cilin shihet duke shijuar një desert, por fotoja i ka zënë edhe këmbët e Melitës, e cila po e shoqëronte atë.