“Luja Capital T luja”, çmimi i biletave për koncert me t’lon pa mend!

Capital T me datë 19 shtator do të mbajë koncert në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, projekti me titull “Time Capsule”.

Tashmë ka disa ditë që ka filluar dhe shitja e biletave përmes sistemit online, ku çmimi fillon nga 20 euro e sipër, varësisht nga zona në të cilën zgjedh.

Capital T me stafin e tij kanë ndarë dhe dy pjesë për Zona Super Vip dhe Vip, ku çmimet për buxhetin e Kosovës dhe Shqipërisë mund të cilësohen tejet të larta.

Zona SUPER V.I.P deri në 6 persona, përfshirë këtu tavolinën dhe ulëset, një shampanjë dhe dy parkingje, arrin çmimin prej hiç më pak se 900 euro, por kësaj shume i shtohet dhe bileta për secilin person me një çmim prej 20 euro, pra 900 + 120 = 1020 euro.

Por, sa ia vlen ky çmim, dhe sa do ketë njerëz që do paguajnë kaq para për këtë koncert të Capital T?

Çmimi i biletës për zonën Super V.I.P

Në një kërkim online, diva e muzikës, Beyonce, në turin e saj “OTR II” së bashku me bashkëshortin e saj Jay-z, çmimi i biletave fillonte nga 54 deri tek 380 dollarë, ndërsa e gjithë paketa V.I.P Lounge kapte shifrën 1200 dollarë.