Lori publikon këngën e re “Thuja nanës”

Këngëtarja e njohur, Lori, ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re.

“Thuja nanës” titullohet projekti i saj më i ri muzikor, që është një këngë melankolike-verore.

Kënga është orkestruar nga Irkenc Hyka, gjersa klipi i është besuar produksionit EMF.

Lori vjen me një paraqitje mjaft tërheqëse në klip, së cilën ia ka besuar dyshes Kaci dhe Sellma.

Këngëtarja nga Shqipëria ndërkohë vazhdon të jetë shumë aktive me prurje të reja në muzikë e koncerte të shumta.