Loredana Zefi largon Tomë Gashin dhe Artan Sadikun, bëhet me avokat të ri

Këngëtarja shqiptare, Loredana Zefi, po vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në media, edhe pse tashmë kanë kaluar thuajse dy muaj që kur ajo u përball me një skandal të madh.

Një çift zviceran e kishte akuzuar atë për zhvatje parash dhe kanosje, me ç’ rast ishte kthyer në Kosovë për të folur rreth kësaj çështje në një konferencë të hapur dhe si avokat zgjodhi Tomë Gashin dhe Artan Sadikun.

Megjithatë, ajo tashmë duket se nuk përfaqësohet nga këta dy të fundit, pasi ka zgjedhur avokat të ri lidhur me këtë çështje.

Avokati i ri i saj është Thomas Fingerhuth, i cili thotë se nuk do ngritët asnjë aktakuzë ndaj saj pas hetimeve që janë duke u zhvilluar. “Jam i bindur se nuk do te ngritët aktakuzë ndaj saj. Jam duke punuar që të gjej zgjidhje të tjera”.

“Mendoj se ajo ka dashur një avokat që nuk është nga kantoni i njëjtë, por nga një kanton tjetër. Dikë që ka distancë me prokurorinë, bashkëpunimi me të po ecën mirë”, ka thënë më tutje ai.

Nga ana tjetër, avokati i zviceranes beson se do të ngritët aktakuzë ndaj saj pasi bëhet fjalë për më shumë se 350 mijë euro mashtrim.

Burime të afërta me 20 minuten afër prokurorisë së Zvicrës, thonë se Loredana i’a ka marrë 700 mijë euro dhe se për këtë ka edhe fakte.

Ndërkaq, tani pritet të intervistohet e dëmtuara në procesin e hetimeve, kurse këngëtarja Zefi mbetet e pafajshme derisa të mos vërtetohet e kundërta.