Loredana në ‘garë’ me Mozzik, thyen rekord me “Kein Wort”

Loredana po numëron sukseset e këngës së re.

 

Loredana ka pak ditë që ka publikuar projektin me titull “Kein Wort” në bashkëpunim me JuJu.

Ajo ka publikuar një fotografi në rrjete sociale, ku shfaqet me një çmim që e fitoi me këtë projekt.

Kënga e saj ka arritur të thyej rekord duke marrë 2.3 milionë dëgjime brenda një dite në “Spotify”.

Pas këtij suksesi, reperja falënderon JuJu për bashkëpunimin, duke thënë se bëri repturën më të mirë që ka dëgjuar ndonjëherë në një këngë.

 Madje, ajo shton se nuk duhet bërë krahasime mes tyre, ngase të dyja janë femra të pavarura dhe këtë mesazh kanë dashur ta përcjellin me këngën e tyre.

“Kjo nuk është vetëm këngë, për mua kjo është simbol i grave të reja në këtë botë. Jini të forta së bashku”, ka shkruar ndër të tjera Loredana.

Ndërsa, suksese të mëdha po shënon edhe ish-partneri i saj, Mozzik, me këngën “Edhe ti” në bashkëpunim me Taynën, duke kryesuar në shumë shtete.