Libri i Kim Kardashian thyen rekord

Shpesh e kritikojnë dhe flasin sikur nuk e duan, por faktet dëshmojnë ndryshe. Libri i saj autobiografik `Selfish´, u shit në afat rekord
Vetëm sa u lëshua në shitje, libri i Kim Kardashian u shit në afat rekord. Thuhet se për më pak se një minutë. Janë lëshuar vetëm 500 kopje për fillim, e këto janë shitur menjëherë.

Çmimi i librit është 60 dollarë, e brenda fshihen fotografi deri tani të pa para të Kimit.

E ky rekord e ka gëzuar shumë edhe Kim. „Faleminderit të gjithëve të cilët kanë blerë librin tim ´Selfish´. Vërtet është çmenduri se si u shit për më pak se një minutë“, ka shkruar ajo në Twitter,