Liam Payne flet rreth kritikave për moshën e të dashurës

Liam Payne u ka dhënë fund spekulimeve rreth moshës reale të së dashurës së tij, Maya Henry.

Liam Payne ka folur pas thashethemeve se e dashura e tij, Maya Hendry është më e re se mosha që është rapotuar, shkruan Us Weekly.

Në një artikull në lidhje me të dashurën e Liam thotë se është rreth 18 dhe 19 vjeç.

Por, në Twitter gjatë kësajjave qarkulluan thashetheme ku thuhet se Maya ishte vetëm 17 vjeçe dhe ende në shkollë të mesme.

Payne, 26 vjeç, shfrytëzoi rastin për të mohuar këto spekulime dhe tha shkurt “19”, duke shtuar “Mos besoni gjithçka që lexoni në internet”.

Ish-anëtari i “One Direction” e bëri publike romancën e tij me Henry në shtator, ku tha se ndjehej i lumtur.

Çifti u lidhën gjatë muajit gusht 2018 por pritën që deri në muajin shtator mos ta konfirmonin lidhjen e tyre.

Për ndryshe, Liam Payne nga 2015 deri më 2018 ka qenë në lidhje me Cheryl Cole, me të cilën ka një djalë, Bear.