Leonora Jakupi të dielën mban koncert në Skenderaj

Leonora këndon për festën e Fitër Bajramit në qendër të Skënderajt.

 

Këngëtarët shqiptarë gjatë kësaj periudhe pandemie i kanë argëtuar qytetarët me koncerte pa publik.

Këto koncerte filluan nga Prishtina me Sabri Fejzullahun, për të vazhduar në Gjakovë me Xenin dhe në Pejë me Danin.

Të dielën, Leonora Jakupi do të këndojë në Skënderaj, ndërsa koncerti mbahet me fillim nga ora 20:45.

Ani pse nuk do të ketë publik, Leonora do t’i argëtojë qytetarët nga Skënderaj me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Koncerti i kësaj artisteje do të mbahet nën patronatin e kryetarit të komunës së Skënderajt, Bekim Jashari.