Ledina thumbon Elvanën për koncert: Pse playback o yllo

Në Top Channel është transmetuar koncerti i këngëtares Elvana Gjata, të cilin e ka mbajtur kur festoi ditëlindjen me tre shkurt.

Por, ka qenë Ledina Çelo ajo e cila e ka hedhur një dyshim mbi koncertin e Elvana Gjatës, shkruan lajmi.net

Ndonëse nuk ishte në festë, Ledina nga televizoni ndoqi Elvanën por sipas saj koncerti i Elvanës nuk ka qenë ‘live’ por ishte ‘playback’.

“Pse playback o yllo”, – dhe disa ikona të qeshurash ka hedhur Ledina në Instastory, shoqëruar me foton e koncertit të Elvanës.

Në fakt, nuk dihet nëse kjo është shaka apo ironizim i Ledinës, por presim të shohim se si do reagojë Elvana!