Lana Del Rey me veshje tradicionale shqiptare? (Foto)

Me ose pa vetëdije Ralph Lauren një kreator shumë i njohur amerikan ka përdorur veshje që ngjasojnë me ato tradicionale shqiptare.

Me të njëjtat veshje u pa këngëtarja e njohur botërore Lana Del Rey në kopertinën e L’Officiel Paris April 2013, transmeton lajmi.net.

Motive të tilla shqiptare janë përdorur në kreacionet e njohurve si Valentino, Ralph Lauren, Lanvin, Alberta Ferreti etj., të cilët besohet se kanë përdorur motivet shqiptare në kreacionet e tyre.

Fotografia e Lana Del Rey me këtë veshje është shpërndarë në rrjete sociale dhe është komentuar për veshjen e saj, që sipas tyre ngjason shumë me ato tradicionale shqiptare.

lana-2