Labi-komentuesit: Leje punën e dil në raste të ndryshme!

Labinot Tahiri ka reaguar ndaj disa komentuesve të rrjeteve sociale të cilët, sipas tij, vetëm flasin dhe nuk veprojnë.

Labi sugjeron këto persona që t’i bashkohen atij për një ditë të vetme dhe pastaj të shohin rezultatet.

“A ka mundësi të lutem, ti që shkruan, me ardh me mu 24 orë hiq ma shumë dhe me këqyr si paskam nerva unë të merrem me iniciativa të ndryshme. Pash besën e Zotit burrë unë po t’i bëj nga 500 euro çdo javë po vetëm ti qu leji fëmijët, gruan edhe punën e dil kryjë punë nëpër ato raste të ndryshme që janë”, ka deklaruar Tahiri nëpërmjet një video të publikuar në “Facebook”