Kush është shefi për Marinën? (Foto)

Teksa spekulimet për jetën private të këngëtares Marina Vjollca nuk po ndalen, është edhe vet Marina që nuk po e ndal lojën psikologjike me mediat.

Në një foto ku ajo shfaqet e veshur në mënyrë provokative shihet në krah të së ëmë së saj.

“Me shefen”, është përshkrimi i fotos që i ka dhënë Marina e që do të thotë se për të shef është ende mamaja.

Por, edhe sa do të mbetet mamaja dhe a do të bëhet dikush tjetër shef për Marinën, kjo mbetet të shihet.