“Kuptimi i jetës time”, Aurela uron personin më të shtrenjtë për të

Dita e sotme është shumë e veçantë për Aurelën.

Aurela Gaçe sot feston ditëlindjen e vajzës, e cila i mbushi plot tetë vjet jetë, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në Instagram, ku këngëtarja u shfaq krah vajzës, Grace, ia thuri fjalët më të bukura për ditëlindje.

“8 vjet me ty pasuria ime. Edhe 100 vite te kesh o kuptimi i jetes time. Grace #Greis #8vjec #Hiriiperendise“, ka shkruar ajo, ndërsa pranoi urime të shumta nga ndjekësit.