Koronavirusi, TV dhe industria e filmit në Britani kanë nevojë për ndihmë të qeverisë

Prodhimi i filmave në Uells nuk do të jetë në gjendje të rikthehet pas pandemisë pa mbështetjen e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, thonë drejtuesit e industrisë.

Bad Wolf Studios në Cardiff, i cili prodhoi “His Dark Materials”, tha që rinisja do të ishte e shtrenjtë, me pyetje mbi mundësinë e sigurimit.

Firma tha “do të jetë e vështirë”. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se po “bashkëpunonte ngushtë” me industrinë e filmit dhe TV për të adresuar shqetësimet në lidhje me sigurimet.

Qeveria Uellsiane tha se ishte “e angazhuar të bëjë gjithçka të mundshme” për të mbështetur sektorin.

Bad Wolf ishte në mes të xhirimit të episodit të fundit të serisë së dytë të “His Dark Materials” kur ‘goditi’ pandemia.

“Ishte një tronditje e vërtetë. Ai arriti në një situatë kur për shkak të distancës sociale ne nuk mund të vazhdonim xhirimet,” tha Natasha Hale, shefe operative e Bad Wolf.

“Ne ishim të detyruar të merrnim atë vendim që duhej të mbanim të sigurt ekipin tonë dhe kastin tonë. Ne duhej të ndalonim xhirimet, e cila ishte jashtëzakonisht zhgënjyese për të gjithë, dhe jashtëzakonisht e kushtueshme”, shtoi ajo.

Hale tha se kjo ishte një goditje e madhe. Bad Wolf po synon të rifillojë xhirimet në shtator, me shëndetin dhe sigurinë që janë përparësia kryesore, por akomodimi i distancës sociale nuk do të jetë i lehtë.

Sidoqoftë, shqetësimi më i madh për Bad Wolf dhe kompanitë e tjera të pavarura është sigurimi për t’i mbrojtur ata nga një bllokim tjetër.

Hale tha se për t’u rimëkëmbur duhet mbështetje.

Teledwyr Annibynnol Cymru (TAC), një organ i cili përfaqëson kompani të pavarura televizive në Uells, tha se kostoja shtesë e zbatimit të procedurave të sigurisë do të binte për kompani të vogla, të pavarura.

Edhe përfaqësuesit e tjerë nga TV dhe industria e filmit adresuan shqetësimet lidhur me dëmet që ua shkaktoi pandemia.