Koncert humanitar në Zvicër, marrin pjesë emra të njohur të estradës

Në Zvicër do të mbahet një koncert humanitar, ku paratë do të shkojnë për dy familje të prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Të dielen do të mbahet një koncert humanitar në Cyrih të Zvicrës, ku këndojnë emra të njohur të estradës, shkruan lajmi.net.

Në këtë koncert marrin pjesë: Arif Vladi, Shkurte Fejza, Manjola Nallbani, Kastriot Tusha, Nikollë Nikprelaj, Çun Lajçi, Miranda Hashani dhe Mentor Mushkolaj.

Ky koncert është organizuar nga artistët pjesëmarrës, ndërsa fillon në orën 14:00, e të ardhurat do të shkojnë për familjet Cara dhe Abazi.

Në njoftimin që e publikoi në Instagram Manjola Nallbani shkruan “Diten e diele – dt 8 Dhjetor ne Zyrih, ora 14.00 – Koncert Humanitar. Te ardhurat e mbledhura do te shkojne ne ndihme te dy familjeve me te prekura nga termeti : Cara dhe Abazi. Cdo info rreth vendit dhe kontaktet i keni te shkruar ne poster”.