Kobe Bryant në listën e “Forbes” që rendit të famshmit e vdekur më të paguar

Kobe Bryant është ende një titan i industrisë – madje edhe në vdekje – kështu thotë Forbes, e cila sapo e renditi atë të gjashtin në listën e saj “Të famshmit e vdekur më të paguar të vitit 2020”.

Legjenda e NBA vdiq në 26 janar në një përplasje helikopteri, por në muajt që pasuan, pasuria e tij fitoi rreth 20 milionë dollarë fitime, thotë Forbes.

Burimi kryesor i të ardhurave është nga këpucët dhe veshjet, me Nike thuhet se grumbullojnë rreth 250 miliardë dollarë në vit nga artikujt e Mamba, shkruan TMZ.

Përveç atleteve, autobiografia e Kobe 2018, “The Mamba Mentality: How I Play” shiti më shumë se 300,000 kopje këtë vit, dhjetë herë më shumë sesa bëri më 2019, thotë Forbes.

Ka edhe më shumë, pasi Lakers fituan kampionatin e NBA në tetor, fanella e Bryant ishte shitësi numër dypër organizatën, pas MVP të Finales LeBron James.

Sa për pjesën tjetër të listës së Forbes, Michael Jackson është ende numër njëme 48 milionë dollarë fitime në vitin 2020.

Dr. Suess është i dyti me 33 milionë dollarë.Krijuesi i kikirikëve Charles Schulz është i treti me 32.5 dollarë.Arnold Palmer është i katërti me 25 milionë dollarë. Dhe i pesti është Elvis me 23 milionë dollarë.

Pasuria e Elvisit ka humbur një ton parash këtë vit për shkak të pandemisë COVID, turizmi në shtëpinë e tij legjendare Graceland është një prodhues i madh parash, por është goditur rëndë nga bllkokimet.

Për fat të keq, ka një tjetër të porsaardhur në listën e “Të famshmëve të vdekur” – reperi Juice WRLD, i cili vdiq në dhjetor 2019 në moshën 21 vjeçe.

Forbes thotë se shitjet e tij të muzikës u rritën pas vdekjes së tij, duke rritur pasurinë e tij në15 milionë dollarë.