Kjo veshje e Agnesës kalon shifrën prej 100 mijë euro

Agnesa Vuthaj iu kushton kujdes të veçantë paraqitjeve publike.

 

Agnesa Vuthaj gjatë ditës së djeshme ka qenë kryetemë e medieve rozë, për shkak të thashethemeve që qarkulluan se ajo është në lidhje me një biznesmen indian.

Ajo vendosi që këto pretendime t’i mohojë përmes një statusi të gjatë në Instagram, ku tha se me familjen e Chetan Sandesara ka raporte shumë të mira dhe bashkëpunon me kompaninë e tij.

Këtij postimi ia kishte shtuar një fotografi nga aeroplani privat, në të cilin shihet e veshur me një palë xhinse dhe një këmishë.

Por, e gjithë veshja e saj kap shifrën mbi 100 mijë euro, kjo bazuar në një postim të “What they wearin”.

Çanta e brendit “Hermes”, kushton 85,700€, ora e “Rolex” ka çmimin 10,300€ dhe bylyzyku i “Cartier” me 4 diamantë ka vlerë prej 10,100€.