Kjo është fituesja e ‘Këngës magjike’ sipas Orinda Hutës

Festivali i ‘Këngës magjike’ këtë vit është më konkurrues se kurrë.

Teksa na ndanë vetëm edhe një ditë nga finalja e madhe e festivalit muzikor ‘Kënga magjike’, artistët kanë filluar të marrin mbështetjen nga kolegët dhe fansat e tyre.

 Eneda Tarifa me këngën ‘Ma zgjat dorën’ është një nga konkurrentët më favorit të këtij edicioni, dhe kjo shihet edhe nga përkrahja e madhe që ajo merr në rrjete sociale.

Së fundmi ishte këngëtarja Orinda Huta ajo që ndau një imazh nga performimi i Enedës dhe e publikoi në profilin e saj në Instagram ku shkruan ‘Fitues’.