Kjo është artistja shqiptare që bëri 1 milion ndjekës në Instagram

Është në mesin e artisteve më të suksesshme shqiptare.

Çdo këngë që Elvana Gjata publikon, shndërrohet në hit, ndërsa punon shumë që vazhdimisht të sjell krijime të reja.

Meqë jemi në epokën e rrjeteve sociale, as Elvana nuk ka mundur t’i shmanget përdorimit të tyre, madje llogaritë numër të madh ndjekësish në këto rrjete, të cilët përcjellin çdo aktivitet të saj.

Në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, këngëtarja ka arritur shifrën prej 1 milion ndjekësish, të cilën shifër nuk e kanë arritur shumë artistë tanë.

Përmes një fotografie, ku shihet e veshur bardhë e zi, këngëtarja ka njofuar për 1 milion ndjekësit dhe njëkohësisht në një formë ka falënderuar të gjithë ata.

Kujtojmë që “Off Guard” titullohet projekti i fundit nga Elvana, këngë kjo dedikuar për tregun ndërkombëtar dhe e këndon me Ty Dolla Sign.