Kinemaja, ende sukses me Holokaustin

Filmi “Holokaust” i regjisorit hungarez Lazlo Jeles, ka lënë gojëhapur pjesëmarrësit në Festivalin e Kanës.

Filmi të kthen pas në kohe dhe flet për kampet me hebrenjtë që detyroheshin të bënin punë të pista për nazistët. Ajo çka po e dallon këtë produksion kinematografik nga të tjerët, është intensiteti i ngjarjeve që i jep një dinamikë më të madhe.

Po ashtu “Holokaust” jep edhe mesazhin për jetën e vështirë të të burgosurve të Aushvicit dhe krimet çnjerëzore të nazistëve kundër hebrenjve.

Sipas disa ekspertëve të kinemasë, shikuesit vazhdojnë të jenë në kërkim të filmave që hedhin dritë mbi pjesë të errta të historisë.

/ Top Channel