Kim Kardashian në gjyq për ‘vjedhje’

Kim Kardashian është ‘viktima’ e fundit e fotografëve.

Ka tash e një kohë që artistët ndërkombëtar po bien pre e fenomenit të ‘vjedhjes’ së fotografive, shkruan TMZ.

Viktimat e fundit të këtij fenomeni janë çfiti Kanye West dhe Kim Kardashian të cilët janë paditur për një fotografi që ylli televiziv ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram ani pse në foto ishin vet çifti.

Saeed Bolden është burr i cili kishte bërë fotografinë e dyshes e cila më pas ishte publikaur pa autorizimin e tij dhe për këtë gjë nuk ishte paguar fare.

Padyshim, është një foto e rrallë … ku Kanye shihet duke buzëqeshur. Fotografia u shkrep në festën e publikimit të albumit të Nas, të cilin e prodhoi Kanye.

Sa vlen kjo fotografi? Bolden nuk e përcakton çmimin, ai po padit për çdo fitim që Kim e ka bërë me këtë postim.