Kim dhe Kourtney Kardashian mirëpriten si të ftuara nderi në darkë nga Presidenti i Armenisë, Armen Sarkissian

Kim dhe Kourtney Kardashian vizituan Presidentin e Armenisë, Armen Sarkissian dhe gruan e tij, Nouneh Sarkissian, në një darkë të shtruar në pallatin Presidencial të Armenisë, të mërkurën.

Vizita e tyre vjen një ditë pasi ata dërguan lule në Kompleksin Memorial në Jerevani për të nderuar viktimat e genocidit të vitit 1915, në të cilin 1.5 milion njerëz humbën jetën, shkruan DailyMail.

Zyra e Presidentit përmes disa fotografive të publikuara në Instagram gjatë mbrëmjes, njoftoi se darka shkoi për mrekulli.

“Kim dhe Kourtney thanë se kanë marrë energji shumë pozitive nga vizita e tyre në Armeni, shruhej krahas fotografive të publikuara nga zyra presidenciale.

Armen Sarkissian mori postin e tij si presidenti më 9 prill 2018 dhe shërbeu si kryeministër i vendit nga 4 nëntori 1996 deri në 20 Mars 1997.

Kim gjithashtu u ul për një takim me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan, me të cilin gjithashtu bëri disa fotografi.