Kida publikon trailerin e klipit të ri (VIDEO)

Këngëtarja Orhidea Latifi, e njohur si Kida, ka publikuar trailerin e klipit më të ri “Premtimet” që do të lansohet këdo ditë.

Këngën e re ajo do ta sjellë në bashkëpunim me reperin Mozzik dhe do të jetë e realizuar nga dyshja Zapp & Chriss.

Klipi i fundit i Kidës është ai “Boni Zo” që ka siguruar mbi 6 milionë klikime në YouTube dhe është mjaft e dëgjuar.