Kida nuk ndalon pozat në bikini, kështu duket në të zeza

Kida po vazhdon të publikoj foto në bikini.

 Kida është një prej këngëtareve shumë të dashura për publikun, shkruan lajmi.net.

Ajo, që nga fillimet e para të karrierës ka arritur që për vete të bëjë shumë fansa, ata të cilët e duan për çfarë është dhe ia pëlqejnë muzikën.

Këngëtarja ndiqet nga njerëz të shumtë edhe në Instagram, aty ku i njofton me të rejat rreth mbrëmjeve muzikore e jetës jashtë profesionit.

Kohëve të fundit ka publikuar shpesh foto në bikini, e tani ka ardhur me një të re ku shfaqet provokative në bikini të zeza.