Këngëtarja e hitit “Without Me”, Halsey thotë se kishte tentuar të vetëvritej në moshën 17 vjeçare

Këngëtarja Halsey është bërë shumë e pëlqyer për publikun, veçanërisht pas publikimit të hitit “Without Me”.

Së fundmi, ajo ka rrëfyer në një intervistë se si balada e saj e suksesshme është e inspiruar nga ngjarjet që kanë ndodhur në jetën reale.
Halsey ka treguar kur ishte shtatëmbëdhjetë vjeçe kishte tentuar të vetëvritej, e krejt kjo për shkak të depresionit pas ndarjes nga i dashuri.

Ajo u pranua në spitalin psikiatrik dhe qëndroi për 17 ditë, këngëtarja e hitit “Without Me” u diagnostikua me çrregullime bipolare.

“Kishte shumë gjëra që ndodhën menjëherë, me një mungesë të plotë të drejtimit”, tha Halsey, tani 24 vjeç, për Glamour.
“Duke pasur parasysh atë që kam përjetuar dy vitet e fundit, në qoftë se unë nuk do të ndalja tentimet për vetëvrasje, kush e di se çfarë do të kishte ndodhur?”, ka thënë tashmë 24-vjeçarja në një intervistë për Glamour.
Halsey ka marrë një diagnozë të endometriozës, pësoi një abort dhe duroi një shpërbërje të madhe publike me ish-të dashurin e saj, reperin G-Eazy – dhe të gjitha këto ndodhën përbrenda një viti.