Këngëtari shqiptar feston ditëlindjen, Dua Lipa ka një urim të veçantë

Dua Lipa ka uruar këngëtarin shqiptar për ditëlindje.

Sot feston ditëlindjen Ariyan Arslan i njohur ndryshe si Action Bronson, reperi ka mbushur 36 vite, kjo është ditëlindja e parë e tij si një baba.

Action ka marrë urime të shumta nga kolegët dhe shoqëria e tij, e kësaj liste i është shtuar edhe Dua Lipa e cila ia kushtoi një postim.

Dua në foton e publikuar ku shihet me reperin kishte bashkëngjitur shkrimin ‘Urime ditëlindjen për vëllain tim, ditëlindja e parë si baba, e lumtur për ju dhe familjen tuaj, të uroj gjithë të mirat në vitet e ardhshëm”.