Këngëtari i famshëm italian Tiziano Ferro martohet me Victor Allen

Tiziano Ferro i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar një romancë.

Këngëtari i famshëm italian është martuar me të dashurin Victor Allen, në një ceremoni të organizuar në Sabaudia të Italisë.

Dyshja është martuar në fshehtësi të plotë fillimisht në qytetin amerikan të Los Angelesit të Kalifornisë.

“Me martesën ai bëhet pjesë e familjes time dhe kjo është një e vërtetë që nuk mund të mbahet e fshehtë”, shkroi këngëtari në rrjetet sociale.

Theksojmë se këngëtari italian dhe afaristi amerikan janë në lidhje tash e tre vite dhe gjatë mbrëmjes së kaluar u kurorëzuan.

Ndryshe, dyshja ka kërkuar që në vend të dhuratave të ndryshme, mysafirët të dhurojnë para në formë të donacionit në qytetin e Latinas.