Kënga e Capital T rikthehet në Youtube

‘Akull’ është rikthyer në Youtube.

Javë më parë Capital T kishte publikuar këngën e fundit ‘Akull’, një projekt ky që u pëlqye jashtëzakonisht nga publiku, por vetëm 24 orë pas lansimit kënga ishte fshirë nga Youtube.

Heqja e këngës nga kjo platformë digjitale u bë për shkak të drejtave autoriale, një pjesë e melodisë ishte marrë nga një film indian që Capital nuk ishte në dijeni për të.

Por tani gjithçka është rregulluar dhe kënga është kthyer në Youtube, ka konfirmuar vet reperi përmes një postimi të bërë në Instagram.