Kënga “Bye bye” e kopjuar nga Drake? Melinda tallet keq me Taynan dhe Dafinën

Tayna dhe Dafina Zeqiri sollën bashkëpunimin e parë, i cili për një kohë të shkurtër arriti katër milionë shikime në YouTube.

Dyshja e estradës shqiptare për këngën, “Bye Bye”, mori edhe komplimente prej këngëtares sonë me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

“Doja vetëm të thosha pse janë vajzat kosovare kaq të papara? E dashuroj vendin nga jam dhe më pëlqen të shoh femrat të marrin kontrollin dhe të jenë vetvetja e të frymëzojnë. Faleminderit vajza që përfaqësoni lirinë dhe i tregoni vajzave të tjera që është në rregull të jesh e pavarur dhe seksi në të njëjtën kohë”, janë fjalët e Ritës në postim, fjalë të cilat kanë gëzuar pa masë Taynën dhe Dafina Zeqirin.

Por një tjetër repere shqiptare, Melinda Ademi është tallur disi me Taynan dhe Dafinën, pasi sipas saj, kënga është e ngjashme me atë të Drake, “Mob Ties”.

Bëhet fjalë për pjesën kur Tayna dhe Dafina bëjnë rep në minutat e fundit të këngës, për të cilën Melinda ka publikuar një video duke qeshur.

Për më tepër shikoni vlerësojeni vetë nëse ka ngjashmëri mes këtyre dyja këngëve.