Kendall Jenner ndjek hapat e Kim Kardashian

Supermodelja Kendall Jenner po ndjek hapat e motrës së saj, Kim Kardashian.

Ajo ka realizuar setin e fundit fotografik, duke pozuar topless, për revistën GQ.

Në disa foto të tjera për po të njëjtën revistë, 19-vjeçarja ka pozuar edhe me të brendshme.

Përpara Jenner, për revistën GQ British në nëntor të viti të kaluar, ka pozuar topless motra e saj, Kim Kardashian.

Kendall Jenner do të jetë në kopertinën e GQ në muajin maj.