“Kejt Ok” për Haverin, kush është i artisti që i shtohet Hip Hopi-t?

“Kejt Ok” është kënga e fundit që sjell artisti i ri i Hip Hop-it shqiptar, Haveri06.

Videoklipi i publikuar në 12 dhjetor, ka gjetur vend në kanalin ArkivaShqip, në baze të një kontrate të nënshkruar pak pasi Haveri06 publikoi në kanalin personal videoklipin “20BB”, një këngë eksplicite me të cilin këngëtari nisi rrugëtimin e tij drejt skenës muzikore.

 Teksti dhe muzika e “Kejt Ok” janë krijuar nga vetë Haveri06, ndërkohë që videoklipi është xhiruar në Rapperswil të Zvicrës, aty ku dhe jeton artisti me prejardhje nga Gjilani.

Haveri06 është emri artistik i këngëtarit, i cili, me dy videoklipet e njëpasnjëshme në kohë prej 6 muajsh, paralajmëron një angazhim të palodhur për të marrë vendin e merituar në estradën e Hip Hopi-t.