Keisi publikon këngën e re “Alo Alo”

Këngëtarja nga Shqipëria, Keisi Medini, ka prezantuar para fansave projektin më të ri muzikor.

“Alo Alo” mban titullin kënga e saj e re, të cilën e solli të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Bukuroshja, e cila shquhet për pamjen atraktive, në klip vjen me një paraqitje mjaft të veçantë.

Tekstin dhe muzikën e ka realizuar Petro Xhori, teksa për miksimin dhe masterizimin është përkujdesur Alandy.

Kënga është publikuar edhe në platformën YouTube dhe besohet se do të mirëpritet nga publiku.

Keisi deri më tani ka publikuar projekte të shumta, por ai me Seldin “S’ka dashni” e bëri më të pëlqyer ndonëse ka kaluar shifrën e dy milionë klikimeve.