Kastro sjell këngën e re ‘Aliena’

Këngëtari i talentuar gjilanas, Kastriot Aliu, ka sjellë një këngë të re për adhuruesit e tij.

I njohur me emrin artistik Kastro, ai sapo ka publikuar videoklipin e këngës së titulluar ‘Aliena’

Kënga e re e Kastros është punuar në studion e tij, ‘Rose Music’, në Gjilan.

Në njoftimin e tij në Instagram për këngën e re, reperi ka shkruar: Vlerësimi ju takon juve! Klipi i parë”.

Projekti i ri është kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa videoklipi mban firmën e regjisorit Alban Selimaj.

Kjo ishte kënga e tetë për Kastron, këngët e të cilit po pëlqehen mjaftë shumë nga rinia.

Kastro ka premtuar se pas këngës ‘Aliena’ së shpejti do të vij me projekte të reja.