Shikoni bukuroshen që e kërkon Justin Bieber (Foto)

Këngëtari Justin Bieber, ka shumë fansa që do të jepnin çdo gjë për pak vëmendje nga ai.

E si duket njëra nga “Beliebers” ia ka arritur që të tërheq vëmendjen e këngëtarit të famshëm, transmeton Klan Kosova.

Bieber ka kërkuar që të identifikohet një vajzë misterioze të cilën e ka hasur në Instagram.

Këngëtari e ka postuar një fotografi të bukuroshes të paidentifikuar, që duket njësoj sikurse modelja ruse Irina Shayk.

“OMG kush është kjo!”, ka shkruar Bieber poshtë fotografisë.

fansja