John Legend e di kush e kafshoi Beyonce-n

Këngëtari ka thënë se ai dhe gruaja e tij Chrissy Teigen nuk ishin të pranishëm në ahengun e vitit të kaluar kur Beyonce thuhet të jetë kafshuar në vesh, por insistojnë se të dy ata e dinë se kush e sulmoi Quenn B.

Duke folur për incidentin në “The Ellen Degeneres Show”, John tha se ai nuk dëshiron të tregojë se për kë bëhet fjalë.

Më herët ishte thënë se personi që kafshoi këngëtaren e njohur është një aktore e famshme dhe tash John pohon se femra misterioze në fakt është një person shumë i njohur.

Chrissy së fundi kishte pranuar se e di kush qëndron prapa sulmit të Beyonce-t, por më vonë kishte thënë se ka gabim.