Jo veç se është më e bukura, por edhe vajza më e mirë (Foto)

Miss Universe 2015, Pia Alonzo e fitoi garën ndoshta më driëtheruese ndonjëherë në këtë eveniment javën e kaluar. Por përveç se është e bukur, Alonzo është edhe një vajzë e sjellshme.

Këtë e ka treguar me gjestin e saj të mirë pasi që e ka telefonuar dje Miss Kolumbinë e cila vetëm dy minuta e mbajti kurorën e saj në Miss Universe.

Alonzo i ka kërkuar falje bukuroshes kolumbiane për marrjen e kurorës pas gabimit të prezantuesit të kësaj ngjarje. /Indeksonline/