«Jam në Gjermani për arsye shëndetësore, do të rikthehem», zbulohet letra që Elvana Gjata i ka dërguar Prokurorisë !!

Ndërkohë që shumë ndjekës dhe fansa të saj filluan të mendonin se nuk do ta shihnin apo nuk do të dëgjonin të flitej më për Elvana Gjatën, këngëtarja e njohur habiti të gjithë teksa tre ditë më parë u bë e gjallë në rrjete sociale. Mjaftoi një click në rrjete sociale, më saktë një ‘’follow’’ në adresë të deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, që këngëtarja e njohur të tërhiqte sërish vëmendjen e të gjithë mediumeve të shkruara. E mërzitur a inatosur nga ky lajm, Gjata vendosi të fshinte përfundimisht llogarinë e saj në Instagram duke krijuar një rebus akoma më të madh se ku mund të ishte. Por ditën e sotme ajo është bërë sërish e gjallë me një letër dërguar Prokurorisë ku shpjegon arsyet e largimit të saj.

Sipas ‘’Report Tv’’ këngëtarja e njohur e ka dërguar letrën 3 javë më parë, ku citohet të ketë shkruar: ‘’ Ndodhem jashtë vendit për arsye shëndetësore, jam njohur nga media se kërkoni dëshminë time. Sapo te jem në Shqipëri do të paraqitem për te dhënë deklarimet e mia”. Gjykata e Tiranës lëshoi dje një vendim ku u kërkon të gjitha pikave doganore në Shqipëri që të ndalojnë Elvana Gjatën dhe ta sjellin atë për të dëshmuar lidhur me vrasjen e ish-Bllokut. Vendimi i Gjykatës ka ardhur pasi ka përfunduar afati 30 ditor që këngëtarja e njohur të paraqitej vetë për të dhënë deklaratën e saj.