Ja si dëshiron Adele të rritet djali i saj

Ajo është a pandalshme tashmë. Këngëtarja e hitit “Hello” dhe e albumit që theu të gjitha rekordet, Adele është shfaqur në kopertinën e revistës “Time”.

E veshur me një pallto të kuqe tërësisht elegante dhe pa kohë, 27 – vjeçarja ka folur edhe për qëndrimin e saj protektiv ndaj familjes.

Ajo ka treguar për djalin e saj Angelo, për dëshirën e saj që ai të mos rritet i përkëdhelur pavarësisht famës së nënës së tij: “Nuk dua që im bir të rritet si ata fëmijë që thotë “Shofer nuk kam rroba të pastra. I ke larë ato!!” Nuk dua që ai të rritet ashtu. Jam shumë e vetëdijshme për këtë”.

Ndërkohë ylli i muzikës britanike, ka rrëfyer dhe për periudhën e ngakuar që po kalon këto kohë dhe se sa të vështirë e ka të përballojë këtë situatë me një fëmijë.

Në lidhje me familjen, Adele e cilëson veten si një “luaneshë” dhe është shumë protektive ndaj familjes së saj./tvklan.al