Ja shpenzimet e ‘çmendura’ të Loredanës, një veshje i kushton mbi 10 mijë euro

Loredana dihet se shpenzon shuma të mëdha për veshje.

Rep-artistja shqiptare e cila jeton dhe vepron në Zvicër, Loredana është në vazhdimisht në fokus të mediave rozë, si për karrierën e saj ashtu edhe atë private.

Dihet se Loredana harxhon shuma të mëdha parash për thuajse secilën veshje të saj, ndërsa fundmi një llogari në Instagram ka zbuluar shpenzimet e e saj për një veshje të vetme.

E veshur me xhaketë Gucci Monogram (1,980 €), bluzën Chanel (çmimi i rishitur deri në 8,250 €) dhe syze dielli Gucci (450 €).