Ja çfarë thonë Adelina e Zanfina për fitoren e Aurelës (FOTO)

Adelina Ismaili ka vendosur të shprehë mendimin e saj për fitoren e Aurela Gaçes në ‘Kënga Magjike 2015’.

Rrallë herë bën postime në rrjetet sociale, por këtë herë Adelina Ismaili ka vendosur që përmes një të tillë të urojë Aurela Gaçen për fitoren në edicionin e sivjetshëm të festivalit të Këngës Magjike.

Ajo e ka cilësuar artisten ‘gjigante’ ndërsa ka thënë se e ka admiruar në çdo frymëmarrje, transmeton lajmi.net.

Por, motra e saj, Zanfina nuk është e të njëjtit mendim. Ajo ka reaguar përmes një komenti, duke thënë se Flori Mumajesi e ka merituar fitore./lajmi.net